Lajmet e fundit

Sipas të dhënave të para që i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nga 20% të vendvotimeve të përpunuara, “pro” në pyetjen e referendumit janë deklaruar 91,03%, ndërsa “kundër” ishin 6.03%.
Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u deklaruan për pyetjen “Nëse jeni për anëtarësimin në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KSHZ-ja, pjesëmarrja në referendum deri në orën 18:30 ishte 34,09%.