Lajmet e fundit

Provimeve në afatin plotësues të nëntorit studentët e fakultetit juridik nuk do të mund t’u nënshtrohen.
Dekani Avni Puka atë e sheh si veprim që ul cilësinë në arsim e për të cilin vendim kanë rënë dakord sipas tij bashkë me Këshillin e fakultetit, ku bëjnë pjesë edhe vetë studentët.
Por, këtë e mohon Leotrim Pajaziti që aktualisht është kryetar I studentëve të kësaj njësie akademike e që në atë mbledhje kishte qenë I pranishëm në cilësinë e përfaqësuesit studentor.
Tashti faktori që do të vendos nëse afati i nëntorit do të mbahet ose jo është një referendum elektronik.
Deri të martën në orën 16:00, studentët duhet ta kenë plotësuar referendumin, sipas të cilit do të merret vendimi nëse studentët e fakultetit të drejtësisë do të hyjnë në provime në nëntor ose jo.
.