Lajmet e fundit

Çokollata është një mundësi e mirë dhe ushqim i preferuar nga të gjithë.
Ajo është një burim i besueshëm ngushëllimi kur jeta sjell baticat dhe zbaticat, do të thotë ngritë humorin, por nuk e sjell çokollata vetëm këtë të mirë shëndetësore.
Andaj hulumtimet vazhdojnë gjatë gjithë kohës shkruan The Telegraph, dhe ekspertët zbuluan tashmë se çokollata është e mirë për zemrën, qarkullimin e gjakut, dhe e shëndetshme për trurin, e kjo nuk është e vetmja, ajo mund të jetë e dobishme në sfida të tilla të mëdha shëndetsore si autizmi, diabeti, sëmundja Alzhemier e mund të jetë e dobishme kundër plakjes në përgjithësi, përcjellë Klan Kosova.
E ekspertët mjekësor së fundmi rekomanduan që një gotë qumësht e kombinuar me çokollatë nëse konsumohet çdo mëngjes ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Çokollata gjithashtu redukton rrezikun e vërbimit, mundëson shikim më të mirë, ajo është e pasur me kalium, zink,selen e gjithashtu është e mirë për anemikët ngase përmbanë hekur, rreth 67%.
Është e shëndetshme për lëkurën, për nënat shtatëzëna dhe për bebet e tyre, për trurin, redukton kolesterolin, dhe ju bënë të largoni stresin.