Lajmet e fundit

Celuliti besohet se shkaktohet nga jetesa jo e shëndetshme apo thjesht gjenetike, por kjo nuk ka rëndësi në qoftë se ju vetëm dëshironi ta zhdukni.
Më poshtë zbulojmë për ju disa trajtime të pazakonta por efektive, që mund të ju hyjnë në punë t’i zgjidhni problemet me celulitin.
Trangujt
Trangujt janë plot me ujë, mënyrë ideale për hidratim dhe e pasur me vitamina. Aplikimi i fetave të prera të kastravecit direkt në lëkurën tuaj shtrëngon kolagjenin, i cili është tashmë në lëkurën tuaj. Kjo mund të sjellë rezultate të shpejta kur vjen puna te celuliti.
Kafja
Kafeina hollon enët e gjakut, dhe e bën lëkurën më të fortë. Kur e përdorni atë direkt në lëkurë, ajo e bën trupin tuaj të lirojë toksina dhe yndyrëra të tepërta. Lëkurën me kafe ju mund ta lyeni shumë lehtë edhe vet, ose mund të shtoni vaj bajamesh ose vaj ulliri dhe pastaj me këtë përzierje të masazhoni me lëvizje rrethore në zonat kritike.
Banja, alga deti
Thalasoterapia është një trajtim francez i kujdesit të lëkurës, që përfshin aplikimin e ujit të ngrohtë dhe algave të lëkurës.
Leshteriket përmbajnë një sasi të madhe të jodit, i cili stimulon funksionin e tiroideve, përshpejton qarkullimin e gjakut dhe redukton celulitin.
Xhelatina
Ushqimi me xhelatinë pa sheqer mund të ketë përfitime të shumta shëndetësore, dhe është tepër i mirë për të rritur prodhimin e kolagjenit. Pluhuri i Xhelatinës mund të gjendet në çdo dyqan ushqimesh - vetëm shtojeni atë një herë në ditë në pijen tuaj të preferuar dhe në këtë mënyrë rrisni prodhimin e kolagjenit, i cili është kryesisht përgjegjës për paraqitjen e celulitit.