Lajmet e fundit

Sot në hapësirat e Këshillit të Komunës së Kumanovës ësht mbajtur mbledhja e radhës ku për punë të mbledhjes ishte furnizim me ujë të qytetit të Kumanovës.
Gjatë orëve të gjata të debatit nuk munguan as përplasjet dhe replikat mes dy ndërmarrjet publike "Ujësjellësi" dhe ai i Ekonomisë së Ujërave, ku hedhin fajin njëri tjetrit.
Goran Stojkovski thekson se Drejtoria e Ekonomisë së Ujërave, nuk ka lëshuar në funksion të gjitha mjetet për furnizim shtesë me ujë, ndërsa drejtori i Ekonomisë së Ujërave, Filip Filipovski, thotë se tek drejtoria ku ai menaxhon, nuk ka arrit asnjë kërkesë nga NP "Ujësjellësi", për furnizim me ujë.
Si pasojë e mungesës së marrëveshjes mes tyre, pësojnë banorët duke mbetur pa ujë të pijshëm. Këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Kumanovës kërkojnë që uji të mos ndalet vetëm në lagjet shqiptare dhe propozuan reduktime të ujit në gjithë qytetin dhe një herë i bëjnë thirrje dy ndërmarrjet publike që të zgjidhin problemin e tyre pasi gjendje është e padurueshme tek banorët.
Si pasojë e këti problemi në reduktim do të përfshihen edhe lagjet e qytetit të cilat deri më tani kanë pasur furnizim më të mirë të ujit të pijshëm./Zhurnal.mk