Lajmet e fundit

Aktori britanik, Eddie Redmayne bashkë me marinarin Torben Grael parakaluan mbi tepihun e kuq në Omega House në Rio de Janiero.
Ai bashkë me bashkëshorten e tij bënë disa fotografi, ku aty ishte edhe Presidenti i Omegas, Raynald Aeschlimann.
“Kam pritshmëri të madhe për atmosferën këtu. Energjia në këtë qytet është infektuese. Është kënaqësi e madhe të jesh këtu.”
“Mendoj se kjo do të sjell shumë të mira, jo vetëm për Rion, por për tërë vendin, për njerëzit që luajnë sporte, por edhe sjellin entuziazëm për të rinjtë që të merren me sport”, ka thënë Redmayne, transmeton Klan Kosova.