Lajmet e fundit

Vera nuk nisi me diell por disa këngë që u publikuan nga fillimi i sezonës e deri tani, kanë arritur ta bëjnë shumë nxehtë.
Hitet më të mëdha dolën nga RedBox Entertainmet në krye me producentin që u zgjodh shpesh herë ‘Producenti i vitit’, Arbër Gjikolli, apo siç të gjithë e njohin – Big Bang.
Duke nisur nga ‘Princess Diana’ nga Ledri e Lyrical Son, ‘Makiato’ nga Lumi B, ‘Ku vajti’ nga Elvana Gjata, ‘Fuego’ nga Dafina Zeqiri, ‘Flakë’ KIDDA dhe Ermal Fejzullahu, ‘Kalon’ nga Dafina Zeqiri e Lumi B që doli pak ditë më parë, dhe së fundmi ‘Si Bugatti’ nga Gjiko e Skerdi që u publikua dje.
Këto krijime kanë arritur miliona klikime në youtube, mijëra komente e qindra shpërndarje nëpër rrjetet sociale.
Përveç kësaj, artistët e këtyre projekteve që zgjodhën studion RedBox për të realizuar këngë, po mbajën koncerte nëpër të gjitha trevat shqiptare dhe më tej. Disa prej tyre çdo natë, dhe të tjerë shpesh herë.
Kujtojmë që kjo studio e cila lirisht mund të quhet ‘fabrikë hitesh’ ka në menaxhimin e saj, Gjikon dhe Skerdin, por ka bashkëpunim të fortë me shumë emra të mëdhenj të estradës shqiptare.
Deri në përfundimin e verës, janë paralajmëruar edhe disa këngë pikërisht nga kjo kompani të cilat pritet të publikohet së shpejti.
Deri atëherë, ne ju sjellim videoklipet e këngëve të lartëpërmendura - ato që kanë bërë ‘boom’ kudo.