Lajmet e fundit

Sado trupa të mirë të kemi, përsëri gjejmë diçka që s’na pëlqen. Dhe çuditërisht të gjitha përqëndrohemi tek i njëjti “defekt”, te celuliti. Vajza, mos u merakosni fare për të, nuk ka femër në botë që të mos ketë qoftë dhe pak. Më poshtë po ju zbuloj disa mënyra se si të shpëtojme nga celuliti i bezdisshëm.
Maskë me vajra agrumesh
Vajrat e agrumeve janë mëse ndihmuese për cilësinë dhe shëndetin e mirë të lëkurës. Në një tas shtoni 3-4 lugë gjelle vaj bajameje, 3 pika vaj portokalleje, 3 pika vaj pergamoto dhe 3 pika vaj calendula-s. Përziejini mirë me njëra-tjetrën, pastaj bëni masazh të lehtë në ato pjesë ku e shikoni të arsyeshme, për shembull, në vithe, kofshë, krahë…
Spa në vaskë me dredhkë…
Një tjetër zgjidhje e mirë për luftimin e celulitit është të qëndroni në vaskë me ujë të ngrohtë për rreth 30 minuta, në të cilën të keni hedhur më parë një grusht dredhka dhe 1 filxhan me uthull. Gjithashtu, gjatë kohës që jeni në vaskë, merrni një sfungjer me pak kripë dhe fërkoni pjesët problematike.
Maskë me kafe
Kokrrat e kafesë janë shumë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Merrni pak llumë kafeje (turke), 1 lugë gjelle vaj ulliri ose pak krem trupi dhe përziejini mirë derisa të formohet një masë e trashë. Pastaj përhapeni në pjesët që doni, dhe mbështillini me membranë plastike. Lereni të veprojë për rreth 15 minuta. Pastaj shplahuni me ujë të vakët dhe aplikoni kremin e trupit duke bërë masazh të lehtë me lëvizje rrethore nga lart poshtë.
Maskë me limon, mjaltë dhe kripë…
Për të reduktuar celulitin dhe yndyrnën e lokalizuar do të nevojiteni gjysmë limoni, 5 lugë çaj mjaltë dhe 2 lugë çaj kripë. Përziejini mirë derisa të krijohet një masë e homogjenizuar, dhe në vazhdim aplikojeni në pjesët problematike, (mos harroni të mbështilleni me membranë plastike për 15 minuta). Në fund, lahuni me ujë të vakët. Këtë metodë unë e praktikoj 2 herë në javë, për gjatë gjithë vitit.
Peeling me vaj ulliri
Në një tas shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle kripë deti dhe një sasi të vogël kripe të zakonshme, përziejini bashkë, dhe pastaj fërkoni me të pjesët me celulit për rreth 5 minuta. Në fund, shplahui me ujë të ngrohtë./AlbStroka.com/
Në qoftë se bëni pak ushtrim fizik, ushqyerje të ekuilbruar dhe 2 nga maskat e mësipërme në javë, shumë shpejt do të arrini të keni një trup fantastik.