Lajmet e fundit

Në fshatin Reçak të Shtimes të mërkurën ka ndodhur një aksident, ku një person deri sa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se nga pakujdesia e kishte goditur biçikletën të cilën e drejtonte viktima femër, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Si pasojë e kësaj, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.