Lajmet e fundit

Ante Rebiq u ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm të tij nga Eintracht Frankfurt pasi që ai nënshkroi kontratë të re që e lidhë atë me gjermanët deri në vitin 2022.
Kroati ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te kampionët e Bundesligës, Bayern Munich por për shërbimet e tij ishte interesuar edhe Manchester United.
Me gjithë ofertat finalisti i kupës së botës ka vendosur të qëndrojë në Commerzbank-Arena, aty ku është duke luajtur që nga viti 2016 kur u transferua nga Fiorentina.