Lajmet e fundit

Separatistët pro-rusë kanë nisur një ofensivë ndaj pozicioneve të trupave qeveritare ukrainase në perëndim të Donjeckut, duke përshkallëzuar kështu konfliktin në lindje të vendit.
“Armiku ka nisur bombardime masive në pozicionet tona duke përfshirë këtu edhe armë të rënda. Ata kanë përdorur tanke dhe artileri”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës Andrij Lusenko.
Qyteti Marjinka ku po zhvillohen luftimet gjendet 15 kilometra në perëndim të Donjeckut, i cili po kontrollohet nga rebelët pro-rusë.
Shërbimi për media i rebelëve ka cituar një komandat të lartë rebel, Eduard Busarin, duke thënë se përleshja e armatosur është ende duke vazhduar, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Ai ka akuzuar trupat qeveritare se kanë sulmuar me armatim të rënd forcat separatiste.