Lajmet e fundit

Aktorja e njohur australiane, Rebel Wilson ka zbuluar përvojën e saj të ngacmimit seksual ky fenomen i përhapur në industrinë e filmit, transmeton Klan Kosova.
Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter" tregoi se një yll i ekranit, në një pozicion mjaft të lartë, i ka kërkuar në mënyrë të përsëritur kryerjen e një akti të turpshëm.
"Unë refuzova, ishte shumë e neveritshme' shkruan ajo.
Miku i tij, sipas 37-vjeçares, kishte tentuar ta filmonte incidentin përpara se ajo të dilte nga dhoma.
Aktorja e “Pitch Perfect” flet edhe për një incident të dytë, këtë herë në një dhomë hoteli gjatë një takimi atje me një regjisor në zë.
“Unë përfitova nga momenti e u largova menjëherë prej andej”, tregonRebel.
https://twitter.com/RebelWilson/status/929382510819033088?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fentertainment-arts-41955113