19.12.2018 · përditësuar para 2766 dite1 min lexim
Një bebe në një ishull të vogël të Pacifikut është shndërruar në personin e parë që ka pranuar vaksinë të dërguar përmes një droni.
UNICEF ka aranzhuar që droni në fjalë të fluturojë 40 km mbi male në Vanuatu, që ndryshe do të merrte orë të tëra.
Rreth 20% e fëmijëve në Vanuatu nuk marrin vaksinat e nevojshme për shkak të vështirësive në dërgesa.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijë shpreson që dërgesat e me dronë në të ardhmen të jenë pjesë kyçe për zonat e vështira për t’u arritur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.