Real Madridi ka mposhtur me rezultat të thellë Elchen në kuadër të xhiros së 28-të të LaLiga.
Rudiger dhe Valverde shënuan në pjesën e parë, për ta çuar ekipin në pushim me epërsi prej 2-0.
Në pjesën e dytë, edhe tre lojtarë të Realit shënuan.
Huijsen, Moran dhe Guler (shikojeni
KËTU golin e jashtëzakonshëm të Gulerit) u regjistruan në mesin e golashënuesve, por mesfushori 21 vjeç Moran shënoi autogol.
Me këtë fitore, Reali vazhdon të luftojë për titull, duke iu afruar Barçës në vetëm 1 pikë, por që kjo e fundit ende nuk e ka zhvilluar përballjen e kësaj xhiroje, të cilën e luan të dielën kundër Sevillas.
Elche nga ana tjetër po lufton për mbijetesë, dhe është vetëm një pikë mbi zonën e kuqe (26), ku gjendet Mallorca e Vedat Muriqit me 25 pikë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.