Lajmet e fundit
Asi i skuadrës bavareze ka thënë se skuadrat e tij të preferuara janë Barcelona e Arsenali, jo Reali i Madridit, i cili së fundmi është raportuar të jetë i interesuar për të nënshkruar me të.

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski në një intervistë për mediat gjermane tregoi preferencat dhe shijet e tij futbollistike.
Pavarësisht se polaku u mundua të mos jepte detaje sa i përket të ardhmes, ai dha disa informacione shumë të vlefshme për një klub spanjoll.
Të gjithë do të mendonin për Realin, por polaku jep një tjetër preferencë.
”Kurrë nuk kam pasur një klub të preferuar ku do doja të luaja, por më pëlqen të ndjek ndeshjet e Barcelonës ose Arsenalit ndonjëherë.
Ndërsa futbollisti im i preferuar është një dhe i vetëm, Raul Gonzales Blanco. Gjithmonë më ka pëlqyer mënyra se si luante në fushë dhe do doja shumë që një ditë të bëhesha i madh si ai”.
Duke lënë të kuptohet se Barcelona do të ishte zgjedhja e parë, para Realit që ka shfaqur interesim prej kohësh.