Lajmet e fundit

Real Madridi po i përgatit ofertat për dyshen franceze, Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga, raporton Sport, përcjell Klan Kosova.
Gjigantët spanjollë u kanë thënë të dyve që të mos i nënshkruajnë marrëveshjet e reja me Paris Saint-Germain, respektivisht Rennes pasi që duan t’i sjellin në “Santiago Bernabeu”.
Mbetet të shihet nëse është edhe në vullnetin e dyshes që të bëhen bashkë te Mbretërit, mirëpo ajo që dihet është ofensiva e fortë që duket se do ta ndërmarrë Reali këtë verë sa iu përket transferimeve.