Lajmet e fundit
Skuadra mbretërore është afër arritjes së një akordi me mbrojtësin e talentuar.

Ylli i Real Betisit ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Evropë, mes tyre edhe atë të Real Madridit, që duket se ka vendosur që lojtari më i mirë e Europianit U-19, të bëhet i tyre.
Ceballos që së shpejti mbushë 19 vjet ka kontratë me skuadrën aktuale deri në qershor të vitit 2016, megjithëse Betis mund ta mbajë atë edhe një vit tjetër shkaku i moshës së tij.
Por, burime brenda klubit thonë se Ceballos është afër që të arrijë marrëveshje me Real Madridin dhe pritet që lojtari pastaj të bisedojë edhe me drejtuesit e Betisit.
Skuadra mbretërore do t’i ofrojë Betisit një marrëveshje të mirë, duke përfshirë në të përveç një shume të caktuar edhe huazimin e Marco Asensios.