Ndonëse viteve të fundit është një prej klubeve që ka dominuar në futbollin e Anglisë, Manchester City ende mbetet shumë larg emrave të mëdhenj të futbollit evropian.
Posaqërisht diferencë të theksuar ka me kundërshtarin e sotëm në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi ka plot 102 trofe të fituar, kurse "Qytetarët" 43 sosh, njofton Klankosova.tv.
Aq më tepër nëse krahasohen titujt ndërkombëtarë.
"Merengezët" vetëm Ligën e Kampionëve e kanë fituar 15 herë, kurse City vetëm një herë.
Edhe nëm garat shtetërore, dallimi mes këtyre dy skuadrave është i madh.
"Mbretërit" në Spanjë kanë triumfuar 36 herë, derisa "Citizens" tiullin e më të mirit në Angli, e fituan në 10 deicione, raporton Klankosova.tv.
Në foton e mëposhtme mund t'i shikoni të gjitha trofetë që kanë fituar dy ekipet që sonte me fillim në orën 21:00, e luajnë aktin e dytë të 1/16-ës së finalen në UEFA Champions League.

Real Madrid - Manchester City, transmetohet sonte në platformën
Art Motion, kanali i RTK-së.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.