Lajmet e fundit

Real Madrid dëshiron që të nënshkruajë me mbrojtësin Milan Skriniar, sipas raportimeve të Don Balon.
Presidenti, Florentino Perez, dëshiron që ta përforcojë repartin e mbrojtjes, dhe e ka identifikuar yllin e Zikaltërve si cak kryesor, shkruan Goal.
Mirëpo, gjiganti italian besohet se i kërkon 80 milionë euro për futbollistin nga Sllovakia.
Në anën tjetër, trajneri i kampionëve botërorë, Julen Loptegui, i cili është nën presion për punën e tij shkaku i rezultateve të pakënaqshme, preferon më shumë talentin e Ajaksit, Matthijs De Ligt.