Lajmet e fundit

Fiorentino Perez ëndërron një tjetër blerje të madhe pasi në merkaton e fundit nuk ka bërë ndonjëlëvizje.
E përditshmja iberike “El MundoDeportivo” shkruan se presidenti i Realit synon në ndërtimin e tredhëmbëshit Dybala-Cristiano Ronaldo-Bale, për t’ju përgjigjur treshes së sulmit të Barcelonës të përbërë nga Messi-Suarez-Neymar.
Zgjedhja e Perez, shkruan Mundo Deportivo është Dybala edhe pasi presidenti i Realit ka mësuar nga njerëz shumë pranë argjentinasit vendimin e tij për të lënë Juventusin në fund të sezonit.
Në ndjekje të Dybalas është prej kohësh edhe Barcelona, si dhe fakti që argjentinasi është në kontakte me Juventusin për rinovimin e kontratës./albeu.com