Lajmet e fundit
Trembëdhjetë herë kampionët e Europës synojnë një tjetër blerje nga White Hart Lane, për të forcuar radhët dhe për ta rinuar mesfushën këtë afat kalimtar

Mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen është emri i fundit që është shtuar në listën e transferimeve që synon të realizojë Real Madrid.
Të Bardhët kanë nisur të mendojnë për kohën kur Luka Modriq, që mbush 33 vjet në shtator, do të largohet nga skuadra dhe Eriksen shihet si zëvendësim ideal.
Barcelona është po ashtu e interesuar për danezin, destinacioni i ardhshëm i të cilit mund të vendoset në një tjetër El Clasico transferimesh.