Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll është duke e përcjellë nga afër asin e Djajve të Kuq, pasi e sheh si adekuat për të ardhmen e portës në Santiago Bernabeu

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga plani i transferimit të një portieri të klasit botëror gjatë verës.
Shefi i transferimeve tek Real Madrid, Juni Calafat, ishte prezent në cerekfinalen e FA Cup mes Chelsea dhe Manchester United të hënën e shkuar, për të përcjellë David de Gea dhe Thibaut Courtois.
De Gea është cak i Los Blancos tash e një kohë, transferimi i të cilit dështoi për shkak të kohës së pamjaftueshme. Ndërsa Courtois ka luajtur për rivalin lokal Atletico dhe shihet vlerësohet shumë nga gjiganti spanjoll.