Real Madridi e ka mposhtur Valencian me rezultat 5-1, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.
Dani Carvajal e hapi sfidën me një gol në minutën e 3’, pas një asistimi nga Toni Kroos.
Golin e dytë në ndeshje e shënoi Vinicius Junior, në minutën e 42’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Vinicius e shënoi golin e dytë në ndeshje dhe të tretin për Real Madridin në ndeshje.
Vetëm një minutë më vonë, Rodrygo e katërfishoi epërsinë e Los Blancos. I njëjti realizoi edhe njëherë tjetër në minutën e 84’.
Golin e nderit për Valencian e realizoi Hugo Duro, në minutën e 88’.
Real Madridi pas fitores mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, me dy pikë më pak se Girona që është në vendin e parë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.