Lajmet e fundit

Mesfushori i Lazios, Lucas Biglia, shpejt mund të niset për në Spanjë, për t’u transferuar tek Real Madridi , i cili është i interesuar për argjentinasin.
Biglia ishte në një formë të lartë stinorin e kaluar dhe impresionoi shumë klube të Evropës, me ekipet e Premier Ligës, si Arsenali që ka shfaqur interesim për ish lojtarin e Anderlecht-it.
Sipas Calciomercato.it, Los Blancos e dëshirojnë një alternativë të mirë për Luka Modriqin dhe e kanë identifikuar Biglian si lojtari ideal për të mbështetur kroatin. Besohet se Madridi tashmë kanë vendosur të shpenzojnë 30 milionë euro për 29 vjeçarin.