Federico Valverde në pjesën e parë dhe Vinicius Junior në të dytën, vulosin fitoren 2-0 të Real Madridit ndaj Villarealit.
Me këtë triumf, madrilenët barazohen me pikë me Barcelonën, nga 21 sosh, por që katalunasit do ta luajnë nesër duelin e javës së nëntë, në udhëtim te Alaves, njofton Klankosova.tv.
"Mbretërit" janë të shqetësuar pasi në minutat e fundit, mbrojtësi i krahut të djathtë, Daniel Carvajal u lëndua dhe mund t'u mungojë në vijim.
Më herët gjatë ditës, Celta Vigo triumfoi 1-0 si mysafire e Las Palmasit, kurse Espaynoli e mundi 2-1 Mallorcan, raporton Klankosova.tv.
Golin e parë në këtë ballafaqim e shënoi qendërmbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.