Real Madridi ka shënjestruar talentin e AZ Alkmaar, Kees Smit, duke përgatitur 50 milionë euro për transferimin e tij.
Klubi mbretëror po kërkon me ngulm një organizator që kontrollon ritmin e lojës dhe dëshiron të mbyllë marrëveshjen sa më parë për të shmangur konkurrencën nga LaLiga , transmeton Klankosova.tv.
Interesim për yllin e skuadrës holandeze, ka edhe nga Premier League, andaj skuadra spanjolle dëshiron se sa më shpejtë ta mbyllë ofertën më lojtarin.
Për AZ Alkmaar, shifra prej 50 milionë eurosh pasqyron potencialin e madh të 20-vjeçarit, ndërsa vetë lojtari e mirëpret kalimin në "Bernabeu" për të nisur një epokë të re në mesfushën madrilene.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.