Lajmet e fundit

Rodrygo Goes ka pësuar një lëndim serioz në ndeshjen ndaj Getafes, ku u konfirmua lëndimi i ligamentit kryqëzor dhe meniskut në gjurin e djathtë.
Megjithatë, Real Madrid vazhdon të ketë besim të plotë te sulmuesi brazilian dhe e konsideron atë pjesë të rëndësishme për të ardhmen e klubit, raporton Klankosova.tv.
Sipas mediave spanjolle, Rodrygo pritet të mungojë disa muaj, por madrilenët planifikojnë edhe rinovimin e kontratës pas rikthimit të tij në fushë. /Klankosova.tv