Gazeta spanjolle e lajmeve Fichajes ka raportuar se Real Madridi po kërkon të nënshkruajë me anësorin e Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Leroy Sane, gjatë verës.
Klubi do të bëjë një plan transferimi për ish-lojtarin e Man City nëse Marco Asensio vendos të largohet nga kryeqyteti spanjoll, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Sane ka pasur një kohë të vështirë në Bayern Munich në krahasim me periudhën e tij në Angli.
Me kontratën e tij që skadon në vitin 2025, ndërkombëtari gjerman ishte i lidhur me një largim nga bavarezët së bashku me sulmuesin gjerman Serge Gnabry.
Me Florentino Perez në kërkim të një sulmuesi gjatë verës, Sane mund të jetë një shtesë elektrizuese për kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.