Lajmet e fundit

Reali nuk ka hequr dorë nga Paul Pogba dhe në orët e fundit i ka kërkuar kohë menaxherit të tij Mino Rajola, në mënyrë që të përgatisë ofertën e duhur për mesfushorin francez.
Siç bën të ditur në edicionin e kësaj të hëne e përditëshmja madrilene As, Pogba është ende në shënjestër të Los Blancos që po kërkojnë të mbledhin fondin e nevojshëm për ti paraqitur Juventusit një ofertë zyrtare prej 120 milionë eurosh.
Çelësi për këtë operacion është me siguri James Rodriguez, fantazisti kolumbian duket se ka dalë jashtë planeve të Zidane që nga ana e tij është duke i ushtruar presion klubit për Pogba pasi e dëshiron me cdo kusht në skuadër, kështu në këtë mënyrë James mund të përfundojë në Premier League ku i pëlqen Manchester United por edhe klubeve të tjera.
Reali dëshiron ta shesë James për një shifër rreth 80 milionë eurove, një mënyrë kjo për të arkëtuar dhe për të tentuar sulmin përfundimtar në drejtim të Pogba që sic saktëson As, ende nuk ka pranuar ofertën e Manchester United ashtu si edhe nga ana tjetër nuk ka rinovuar as kontratën që e lidh me Juventusin./supersport.al