Lajmet e fundit
Skuadra spanjolle ka mohuar se ka bërë ofertë për asin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, pas raportimeve të mediave se tashmë palët kanë arritur marrëveshje

Real Madrid ka lëshuar një komunikatë zyrtare përmes të cilës ka mohuar raportimet se skuadra spanjolle ka bërë ofertë për Kylian Mbappe.
Ditëve të fundit janë shpeshtuar lajmet që e lidhin skuadrën nga Santiago Bernabeu me një blerje të mundshme të asit francez.
Por skuadra kampione e Europës i ka mohuar të gjitha, duke nënvizuar se "raportimet për një marrëveshje mes Real Madrid dhe Kylian Mbappe janë gënjeshtra".
"Real Madrid nuk ka bërë ofertë në drejtim të PSG apo lojtarit dhe dënon shpërndarjen e këtyre lajmeve që nuk kanë lidhje me të vërtetën".