Vinicius Jr ka shkaktuar polemika te Real Madrid pasi reagoi me zemërim kur u zëvendësua nga Xabi Alonso në minutën e 72-të në derbin ndaj Barcelonës.
Braziliani debatoi me trajnerin dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes, duke thënë: “Po largohem nga ekipi.”
Pas këtij episodi, Real Madrid i ka vendosur ultimatum brazilianit ose rinovo kontratën, ose rrezikon të humbasësh rolin titullarit apo edhe do të futesh në listën e transferimeve për të mos u larguar si lojtar i lirë në vitin 2027.
Sipas mediave spanjolle klubi nga "Bernabeu" thekson se sjellje të tilla nuk do të tolerohen më.
Vinicius duhet të vendos, të përshtatet me disiplinën dhe projektin e Xabi Alonsos, ose të përballet me largim nga “Los Blancos”./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.