Pas publikimit të listës së kandidatëve për fituesin e Topit të Artë, Real Madridi është ekipi me më së shumti lojtarë të përfshirë në këtë listë, transmeton Klan Kosova.
Janë gjithsej tetë lojtarë të ekipit madrilen që gjinden në këtë përbërje përfshirë Gareth Bale, Karim Benzema, Thibaut Courtois, Isco Alarcon, Marcelo, Luka Modric, Sergio Ramos dhe Raphael Varane.
Fitorja e Champions Leagues për herën e tretë radhazi dhe përfshirja e lojtarëve në finalen e Kupës së Botës në Rusi, kanë rezultuar me këtë numër të madh të të përfshirëve.
Në anën tjetër Barcelona ka vetëm tre lojtarë në këtë listë, si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ivan Rakitic, shumë më pak se në sezonet e kaluara.
Kurse ekipi i tretë nga Spanja, Atletico Madrid ka të nominuar lojtarët si: Antoine Griezman pastaj Diego Godin dhe portierin Jan Oblak.
Nga liga spanjolle janë gjithsej 14 lojtarë të përfshirë në listën për Topin e Artë, afërsisht gjysma e listës së plotë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.