Lajmet e fundit

Real Madrid ka arritur që me rezultatin 4:1 të mposhtë Manchester Cityn në kuadër të International Champions Cup që po mbahet ne Australi.
Llogarinë e golave e hapi Karim Benzema me një gol shumë të bukur në minutën e 22-të të takimit. Ndërsa tre minuta më vonë superylli Cristiano Ronaldo e dyfishoi atë.
Sulmet madrilene vazhduan gjerë në fund të pjesës së parë, kurse pak para përfundimit të kohës së rregullt, mbrojtësi Pepe shënon golin e tretë për skuadrën e tij.
Yaya Tourse në minutat shtesë të pjesës së parë arriti që të ngushtoje epërsinë nga njëmbëdhjetë metërshi.
Kurse pjesa e dytë dha vetëm një golë, Cherychev shënoi golin e katërt për Realin, ndëra në fund ky doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Klan Kosova.
Ky është trofeu i parë i Real Madrid nën urdhrat e trajnerit Rafa Benitez.