Real Madrid luajti me vetëm 10 lojtarë, të martën kundër Juventusit, pasi Gareth Bale dështoi ta kryejë punën e tij.
Këtë koment e bëri ish-lojtari i Manchester Unites, Roy Keane, gjatë komentimit të ndeshjes në televizionin ITV.
Ai tha se Bale nuk ofroi gjë dhe gjithmonë e zgjodhi për vetë opsionin më të lehtë të veprimit në fushë.
"Ndeshja nuk fitohet me 10 lojtarë", tha Keane. "Arsyeja pse ai (Bale) u mor në Madrid është të jetë i fortë, të sfidojë rivalët. Sonte, në cdo aksionit të tij një-kundër-një, ai dështoi".
Uellsiani ka vuajtur nga një lëndim në këmbë, qe disa javë, por pavarësisht kësaj, trajneri Carlo Ancelotti vendosi të luajë me të në 11-shën startuese të Realit ndaj Juventusit, të cilën madrilenët e humbën 2 me 1.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave.
klankosova.tv
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.