Lajmet e fundit
Të Bardhët janë të vendosur për ta transferuar yllin brazilian në Santiago Bernabeu, ndaj kanë bërë gati një super-ofertë për ta bindur

Real Madrid është duke shpresuar se do ta largojë Neymar nga Paris Saint-Germain me ofertën e re prej 350 milionë eurove.
Mediat angleze raportojnë se Neymar ka një klauzolë në kontratë e cila e lejon të largohet nga Parc des Princes për 300 milionë euro pas 1 shtatorit.
Por meqë kjo i bie pasi të mbyllet afati kalimtar, Real Madrid do të duhej të priste deri në janar që ai ta veshë fanellën e bardhë.
Megjithatë, ende është e paqartë nëse Neymar dhe Cristiano Ronaldo do të mund të luanin në të njëjtën skuadër.