Lajmet e fundit

Real Madrid është afër transferimit të sulmuesit të Palmeira, Gabriel Jesus.
Los Blancos janë duke garuar me Barcelonën për të siguruar shërbimet e lojtarit dhe deri tani duket të jenë në avantazh.
Jesus ka zgjuar interesim edhe nga Inter, por drejtori sportiv i Palmeiras, Alexandre Mattos ka caktuar një takim me zyrtarët e Real Madridit, në përpjekje për të arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e futbollistit në Santiago Bernabeu.