Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mohuar se e ka quajtur “e keqe” dukeshën e Sussex pavarësisht komenteve që janë regjistruar.
“Unë kurra nuk e kam quajtur “të keqe” Meghan Markle”, shkroi ai në një postim në Twitter, njofton Klan Kosova.
“Këto u bënë nga mediat e lajmeve të rrejshme. A do të kërkojnë falje CNN apo New York Times? Dyshoj”.
Trump bëri këtë koment për dukeshën në një intervistë në gazetën Sun para vizitës së tij shtetërore në Britani të Madhe, shkruan BBC.
Ish-aktorja e SHBA-së ka qenë një kritike e zëshme e Trump. Ajo mbështeti rivalen e tij demokratike, Hillary Clinton, në zgjedhjet e vitit 2016 dhe iu referua Trumpit si një “ndarës” dhe “misogjenist”.
https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1135165268261519361
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.