Lajmet e fundit

Frustrimi i Pete Davidson ndaj shakave online drejtuar tij, ka arritur në pikën kulmore, duke thënë se ai nuk e ka as në plan që ta vrasë veten.
Ylli i “SNL” thotë se më nuk mund të qëndronte i heshtur karshi ngacmimeve të pandërprera që i janë bërë, që kur ishte lidhur më këngëtaren Ariana Grande.
Postimi në llogarinë e tij në Instagram vjen një ditë pasi ai raportoi që Ariana e fshiu tatuazhin në trupin e saj kushtuar atij, të cilin e zëvendësoi me një të tillë kushtuar ish-it të saj, Mac Miller.
Ky reagim vjen gjithashtu një ditë pasi Ariana i kërkoi të falur Pete-s në videoklipin e saj “Thank U, Next”.
Ashtu siç edhe kemi raportuar më parë, Ariana dhe Pete i dhanë fund fejesës së tyre në muajin tetor. Ata kishin qenë në lidhje vetëm disa javë para se ai t’i propozonte fejesë.