Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
"Të nderuar qytetarë, ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve".
"Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.
Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova