Lajmet e fundit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar pas deklatarës së përbashkët të ambasadës amerikane dhe asaj britanike rreth procesit të përzgjedhjes dhe të emërimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe të asaj të Apelit.
"KGJK ka ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nr. KI 34/17 dhe nr. KI 55/17, lidhur me këto emërime menjëherë pas publikimit. Në pajtim me pikën VI të Aktgjykimeve, me datën 18 gusht 2017 KGJK ka informuar Gjykatën Kushtetuese për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimeve përkatëse".
"KGJK do të mblidhet gjatë javës së parë të muajit shtator për shqyrtimin e hollësishëm të deklaratave. KGJK është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar dhe do të ndërmarr të gjitha masat e duhura kushtetuese dhe ligjore për forcimin e sundim të ligjit në Republikën e Kosovës", thuhet në një njoftim më media të këtij këshilli, transmeton Klan Kosova.