Lajmet e fundit

Dega e AAK-së në Prizren ka reaguar lidhur me vërshimet që kanë ndodhur në Komunën e Prizrenit, përcjell Klan Kosova.
Gjendjen në fshatrat e Anadrinisë, Piranë, Zojzë, Medvec, Smaq, Velezhe, kjo parti e ka cilësuar shqetësuese.
“Uji ka vërshuar këto fshatra, ndërsa ndonëse banorët kanë kërkuar e po kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre. Personat përgjegjës të këtyre fshatrave kanë provuar tërë kohës të kontaktojnë me personat përgjegjës të Komunës por ata nuk ua kanë hapur telefonin”, thuhet në komunikatën e AAK-sw.
“Zyrtarët Komunalë sigurisht disa kanë ikur në Prishtinë ku e kanë vendqëndrimin e disa janë “dehur” nëpër dasma dhe kanë mbyllur telefonat. Zyrtarët Komunalë, me papërgjegjësinë e tyre po dëshmojnë se pos që janë të paaftë, janë edhe të painteresuar që të u dalin në ndihmë qytetarëve”.
Dega e AAK-së në Prizren kërkon reagim urgjent të institucioneve përgjegjëse në këto fshatra, përfundon komunikata e AAK në Prizren, përcjell Klan Kosova.