Lajmet e fundit

Pasi ish-kryeministri Berisha bëri publik një mesazh kërcënues, që sipas tij ia ka nisur Besnik Sula, pronari i kompleksit “Taiwan” në kryeqytet, ka reaguar së fundmi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Ai cilëson si një akt të kriminal këtë kërcënim dhe shpallje lufte ndaj PD-së.
Basha bëri përgjegjës kryeministrin Rama për këtë kërcënim dhe tha se pasojat e tij do të bien mbi vetë Ramën dhe njerëzit e tij.
“Kercenimi mafioz i Sali Berishes nga Edi Rama permes benjiaminit te tij ne afera korruptive dhe trafikun e naftes e te droges Beso i Tajvanit, pas denoncimit me fakte dhe prova te aferave korruptive qe lidhin bashke keta te dy prej 15 vitesh, eshte nje akt kriminal dhe shpallje e hapur lufte ndaj Partise Demokratike, cdo demokrati dhe demokrate dhe cdo shqiptari e shqiptare qe beson te transparenca, fjala e lire dhe barazia para ligjit. I bej me dije Edi Rames se Partia Demokratike e mban ate politikisht, ligjerisht dhe personalisht pergjegjes per kete kercenim mafioz dhe se pasojat e ketij akti do te bien personalisht mbi te dhe skoten e tij te banditeve dhe te korruptuarve me te cilet sundon Shqiperine edhe per pak kohe”, shkruan Basha në reagimin e tij në Facebook./LAPSI.AL