Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha i quan gënjeshtra deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili në komunikimin e tij të përjavshëm tha se sasia e kanabisit e prodhuar sivjet është 6 vjet më e ulët se ajo e një viti më parë.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan:
“Thagma nga monologu i përjavshëm i #EdMashtruesit:
1. Sipërfaqja me drogë u rrit 5 herë në krahasim me vjet, por ka më pak drogë.
2. Trafikantët mbollën farën vietnameze nga frika e policisë. Edhe aerodromët e drogës nga frika e policisë i ndërtuan???”.