Sëmundja e kancerit, është njëra prej problemeve më të mëdha që mund të vuaj një njeri gjatë jetës, e jo vetëm.
Për të shëruar diçka të tillë, shumë shkencëtar janë duke hulumtuar për të arritur një rezultat pozitiv, njofton Klan Kosova.
Një sëmundje e tillë ka shkaktuar miliona vdekje në njerëz, por ajo ndodhë të paraqitet edhe tek kafshët poashtu.
Rasti me dyshime të një sëmundjeje të tillë ndodhi edhe tek një qen në Hawaii, i cili kishte përjetuar disa probleme shëndetësore.
Qeni i quajtur Lily, u dërgua në një spital të kujdesit të kafshëve, ku edhe përfundoi të gjitha analizat e nevojshme. Aty fillimisht i ishte thënë se i kishin mbetur vetëm disa ditë jetë, njofton Klan Kosova.
Por pas të gjitha rezultateve, pronari i Lily-t, mëson se qeni në fjalë nuk ka sëmundjen e tillë të kancerit, për të cilën edhe frikësoheshin. Megjithatë derisa i sqaron Lilyt për rastin dhe për këshillat e veterinarit, ajo bënë disa veprime duke reaguar më shumë gëzim ndaj lajmit ku thuhet se ai gëzon një shëndet të mirë dhe nuk bart dicka të tillë të rrezikshme, njofton Klan Kosova.
Për më shumë detaje ndiqni pamjet e publikuara më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=xaiJPBfSjdw
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.