Lajmet e fundit

Shefi i Zyrës së Be-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, përmes një deklarate për media, kka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
"BE-ja është njoftuar për votimin negativ lidhur me ndryshimet kushtetuese të cilat do të kishin mundësuar krijimin e Dhomave Speciale të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit Special. Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos që t’i trajtojë supozimet serioze që dalin nga raporti i vitit 2011 të Këshillit të Evropës".
" Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos që t’i trajtojë supozimet serioze që dalin nga raporti i vitit 2011 të Këshillit të Evropës. Në këtë mënyrë BE-ja do të vazhdojë të punojë me institucionet e Kosovës, përkitazi me konfirmimin e zotimeve që dalin nga Letër këmbimet 2014”, ka thënë ai.