Lajmet e fundit

Shikoni reagimin e trajnerit të Italisë, Roberto Mancini pasi Donnarumma priti penalltin e fundit.
Italisë i duheshin penalltitë për të mposhtur Anglinë, pasi Finalja në Wembley përfundoi 1-1 pas 120 minutash, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Luke Shaw i dha epërsinë Anglisë pas një minute dhe 57 sekondash, goli më i shpejtë ndonjëherë në një Finale të Kampionatit Evropian.
Leonardo Bonucci e barazoi rezultatin në një 1-1, dhe u bë lojtari më i vjetër ndonjëherë që shënon në një Finale të Euros.
Gigio Donnarumma priti dy penallti në gjuajtjet e penalltive, pasi Anglia humbi tre radhazi për t'i dhënë Italisë trofeun.
Shikoni reagimet e italianëve pasi kuptuan se UEFA Euro 2020 ishte drejtuar për në Romë.
https://twitter.com/i/status/1414542804739575808