28.02.2017 · përditësuar para 3423 dite1 min lexim
Gjatë natës së diel, ndodhi një gabim jo fort i zakonshëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars për vitin 2017.
Madje fakti se filmi “La La Land” u shpall si filmi më i mirë kur në fakt këtë çmim e kishte fituar filmi “Moonlight” cilësohet si gabimi më i madh në historinë e Oscars, transmeton Klan Kosova.
Por si ishin reagimet e të pranishmëve?
Më poshtë janë disa prej këtyre reagimeve, që janë më interesantet!
Kur u shpall fituesi i vërtetë, gjithë audienca u ngrit në këmbë për të duartrokiturRegjisori i filmit fitues "Moonlight", Barry Jenkins ishte i shokuarFotografia që shpalos reagimet e njerëzve të ulur në rreshtin e parë tregon se sa kaotik ishte ky moment Casey Affleck dukej se po përpiqej të kuptojë se çfarë po ndodhteRegjisori i "Hacksaw Ridge", Mel Gibson dukej kështuRyan Gosling, aktori kryesor i "La La Land" po qeshte me këtë moment, derisa ishte në skenëEdhe një reagim tjetër i Ryan GoslingBusy Philipps, shoqëruesja e Michelle Williams s'po e besonte se çfarë po ndodhte The Rock dukej i gëzuar Viola Davis, që fitoi rolin si aktorja më e mirë në rol dytësor për filmin "Fences", shpërtheu nga gëzimiRegjisori dhe aktori i "Fences" Denzel Washington kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrëMatt Damon zgjodhi të fishkëllejë Taraji P. Henson që luan në filmin "Hidden Figures" ishte e hutuar krejtësishtNicole Kidman ishte diku mes të qenit e lumtur dhe e shokuarOctavia Spencer ishte gati të qante nga gëzimi Dev Patel dhe nëna e tij ishin të lumtur për fitoren e filmit "Moonlight"Ruth Negga, e nominuar si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin "Loving" po e shijonte momentinDhe e fundit, të gjithë ishin ngritur në këmbë duke duartrokitur, ndonëse të çuditur me gjithçka që ndodhi!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.