Lajmet e fundit
Legjenda e klubit i ka dhënë përkrahje ish bashkëlojtarit të tij në rrugëtimin drejt trofeve në Bernabeu.

Raul beson se Real Madrid mund të fitojë trofe nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Zidane mori drejtimin e skuadrës nga Rafa Benitez në janar dhe që atëherë ka fituar 13 pikë, nga 15 të mundshme.
Madridi – që u përjashtua nga Copa del Rey për shkak se Denis Cheryshev u fut në lojë, duke e pasur të ndaluar – do të përballet me Atletico dhe Barca në prill.
“Mendoj që Zidane mund t’u ofrojë shumë lojtarëve sepse ka qenë vet lojtar i madh”.
“Ai është një nga më të mirët në histori dhe prandaj mundet që t’i këshillojë shumë”.
“Zidane e di çka duan njerëzit. Pse të mos shpresojmë që vitin ta përfundojmë me trofe?”