Lajmet e fundit
Kur francezi ishte lojtar, nuk dukej si një njeri që do të merrej me menaxhim, është shprehur sulmuesi legjendar, që ka luajtur bashkë me Zizou tek gjiganti spanjoll.

Raul e ka pranuar se është befasuar që Zinedine Zidane është bërë trajner i Real Madrid.
Sulmuesi legjendar ka luajtur me trajnerin e Los Blancos për pesë vjet dhe ka thënë se nuk ka menduar që francezi do të kalonte në menaxhim.
“Kur ishim lojtarë, nuk e kam parë si trajner të mundshëm”.
“Por pas pensionimit ai e mori këtë vendim dhe duket qartë që është i lumtur. Ai ka bërë gjëra të mëdha me skuadrën dhe i dëshiroj shumë sukses”.