Lajmet e fundit
Legjenda e Los Blancos do të kthehet në Madrid për t'i bashkuar kryesisë së skaudrës, pas kërkesës së presidentit

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka vendosur ta rikthej Raul Gonzalez në Santiago Bernabeu.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për një rikthim në fushën e blertë por sulmuesi spanjoll do t’i bashkohet kryesisë së skuadrës së Real Madridit, raporton e përditshmja spanjolle Marca.
Raúl është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me fanellën e Real Madridit dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e skuadrës pas Cristiano Ronaldos.